Thursday, August 20, 2015

KOMPOZIMI DHE DRITA NE FOTOGRAFI DHE IMAZHET FOTOREALISTE




1. Kompozimi


Imazhi duhet te tregoje nje histori, nje vlere te permbajtjes qe ai ka. Kompozimi i tij ne kornize eshte hapi i pare dhe nder me te rendesishmet drejt imazhit cilesor dhe fotorealist. Pikveshtrimi i imazhit eshte mjeti kryesor qe ne perdorim per te percaktuar madhesine e objektit. Perpsektivat ne nivelin e shikimit normal jane pa diskutim ata qe theksojne prekshmerine reale te objektit ne fokus. Pamjet nga lart ku nuk ekzistojne pika fizike shikimi sherbejne per te paraqitur objektin ne nivele miniature dhe eshte mire te perdoren vetem per kete qellim.

Kompozimi i gjithe elementeve ne kornize gjithashtu nuk duhet te jete rastesor. Cdo objekt qe vendoset ne imazh perdoret per te treguar nje histori, per te krahasuar madhesine dhe cka eshte me e rendesishmja nuk duhet te terheqe fokusin nga objekti kryesor por ta ndihmoje ate duke drejtuar shikimin drejt pikes fokale. Ne nje kompozim te mire ekziston gjithmone nje pike fokale dhe cdo objekt cdo dritehije dhe loja me intensitetet e drites duhet te drejtoje drejt asaj pike dhe ne vetvete te marre pjese ne permbajtjen e imazhit.



Ne arkitekture element tjeter kompozimi jo pak i rendesishem eshte mos shformimi i linjave, objekteve qe arkitekti ka krijuar per nje arsye te caktuar. Ne shume raste objektet arkitektonike permbajne linja kompozicionale horizontale dhe vertikale qe ne imazh duhet te theksohen si te tilla dhe jo per efekt te perfshirjes ne kornize te zhduken.


Kendi i perspektives.


 I njohur me Field of View (FOV) ky kend per ta shprehur ndryshe esht ne perpjestim te zhdrejte me distancen midis fokuseve te perspektives (pra pikat ku linjat paralele te dy ose me shume drejtimeve te ndryshme ne hapsiren reale bazhkohen ne imazh). Eshte e rendesishme qe ky kend te ruhet brenda normave te shikimin normal te njeriut dhe fotografise. Ne shume raste per efekt te perfshirjes se nje kendi te gjere shikimi ne nje hapsire te ngushte rastis qe ky kend ekzagjerohet si zgjidhja e vetme per ta realizuar imazhin. Por ky ekzagjerim duhet te ndodhe vetem ne raster kur ka nje qellim te caktuar artistik per ta paraqitur imazhin ne ate menyre ndryshe behet shume i veshtire menaxhimi i kesaj situate per te nxjerre nje produkt cilesor. Me mjetet digitale ekzistojne menyra qe mund ta mbajme kendin brenda normave te pranushme duke zhdukur kufinjte e hapsires qe nuk na e bejne  te mundur zhvendosjen e pikes se shikimit.

2 Drita


Cdo forme eshte e perceptueshme vetem nepermjet drites. Drita ka aftesine qe nepermjet rrahjes dhe mosrrahjes ne menyre direkte dhe indirekte nje forme, ta beje ate te perceptueshme si forme 3Dimensionale me gjithe elementet e saj gjithashtu ka dhe aftesine qe ne nje menyre te caktuar te zhduke 3Dimensionalitetin e saj dhe ta nxjerre pa volum (siluetat e erreta ose te ndricuara) drita gjithashtu ka dhe aftesine te beje te perceptueshme dhe forma qe nuk jane ekzistente (iluzionet). Dmth eshte evidente se bashkeveprimi forme-drite eshte ajo qe e ben formen te kuptueshme. Ndricimi ne menyre te duhur pervec se e ben te kuptueshme nxjerr ne pah edhe vlerat me te mira te nje forme. Vlen te theksohet pas gjitha ketyre qe permendem se ndricimi si gjithe elementet e tjere te nje imazhi nuk duhet lene ne dore te rastesise. Pika e burimit te drites kendi i drejtimit intensiteti dhe temperatura jane elementet e drites qe mund te kontrollojme per te mare rezultatin e kerkuar.

Drita e vendosur ne menyre te papershtatshme ku objekti eshte i ndricuar ne menyre te njetrajtshme ne lidhje me piken e shikimit.

Drita e vendosur ne menyre qe objekti nuk mer drite mjaftueshem.



Ndricimi ne fotografi

Ne pjesen me te madhe te rasteve ne fotografi (objekte produkte, portrete, intetiere etj) perdoret konfigurimi i dritave 3 pikesor. Pra kemi tre burime ose kategori drite. E para drita kryesore ose Drita Celes (key light) esht drita qe vendoset ne pjesen qe duam te evidentojme me shume ne nje forme (ne rastin e objekteve arkitektonike ne eksterier drita e diellit) Vendoset ne menyre qe te krijoje drit-hije  te pershtatshme per objektin duke na ndihmuar keshtu per 3Dimensionalitetin e tij dhe jo duke e zhdukur thellesine (ndricon pa na shfaqur shume hije te veta te objektit dhe me menyre te njetrjatshme ose nuk ndricon sa duhet dhe le nje pjese te madhe te objektit te erret) Nje zbatim i thjeshte praktik per te shmangur efektin negativ te drites kryesore eshte qe mos te vendoset prapa pikes se shikimit. Ose ne rastin e fotografise mos te fotografojme me diellin pas shpine.
Objekti i ndricuar vetem me driten primare.

Drita e dyte eshte drita sekondare. Pergjithsisht i kundervihet drites kryesore per te ndihmuar ne ndricimin e pjeseve qe lihen ne erresire. Hijet e drites sekondare duhet te jene te zbehta dhe jo te konkurojne ata te drites celes. Ne rastin e exteriereve drite sekondare sherben drita indirekte qe siperfaqe te ndryshme kthejne nga drita e diellit dhe e perplasin ne objekt. 

Objekti i ndricuar vetem me driten sekondare.

Objekti i ndricuar vetem me driten primare dhe sekondare.


Drita e trete ose drita mbushese eshte drita qe sherben per te ndricuar sfondin dhe pjeset qe ngelen ne kontrast nga drita primare dhe sekondare. Ne rastin e eksteriereve drita e qiellit. Eshte me e zbehte se dy dritat e para dhe ne rast kur vendoset piksore duhet te shmanget kontakti direkt i kesaj drite me objektin ne fokus.

Objekti i ndricuar vetem nga drita mbushese.

Objekti i ndricuar nga 3 dritat.


Kontrasti kromatik.

Kontrasti kromatik eshte kontrasti qe arrihet nepermjet alternimit te temperaturave te tre dritave per te theksuar efekti qe ka secila drite ose kategori drite ne imazh. Drita mund te jete e ngrohte, e ftohte , dhe neutrale (e bardhe). Drita e ngrohte arrihet nga 0 me ngrohta ne 5000 kelvin. 5000 kelvin drite e bardhe dhe mbi 5000 kelvin drita e ftohte. 

Per te arritur kontrastin kromatik drita primare vendoset e ngrohte (nen 5000 kelvin) drita sekondare e ftohte (mbi 5000 kelvin) dhe drita mbushese neutrale ose e ftohte. Ne kete menyre ndricimi arrin kualitetin ku secila drite thekson rolin e saj ne ndricimin e objektit dhe kontribuon ne shfaqen sa me 3Dimensionale te tij. 

Dritat e konfiguruara me temperaturat perkatese.


Te njejtat parime sherbejne edhe per fotografine reale jo vetem per mjetet digitale.

Ne interier keto tre drita duhet te trajtohen si kategori. Drita kryesore e tavanit mund te sherbeje si drite primare. Drita te tjera te vendosura ne hapsire si drita sekondare dhe spotet si drita mbushese. Ne rastet e interiereve me ndricim natyral drita qe hyn nga dritarja si ajo primare. Ndricimi indirekt i perplasur ne siperfaqet perballe dritares si ajo sekondare (ne rastet e programeve digitale mund te vendoset nje drite ndihmese) dhe cdo ndricim tjeter indirekt ne faqet anesore si ai mbushes.

Nuk duhet harruar dhe fakti qe drita eshte ajo qe evidenton materialin , teksturen, relievin, shkelqimin etj. Ndaj ne pozicionimin e dritave duhet patur parasysh gjithmone ajo qe duam te tregojme dhe ne pikpamjen e materialeve. Shembull: ne rastim e suvase grafiato per tu evidentuar mire drita duhet te kete njenkend te ngushte me siperfaqen me kete material qe te krijoje minihijet dhe materiali eshte lehtesisht i perceptueshem.

No comments:

Post a Comment